Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kandidati për deputet, Besim Mulaj, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po bën një hap të rëndësishëm duke publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mulaj thotë se kryetari i LDK-së ka treguar një lidership të vërtetë duke sjell një risi në politikn kosovare.
Postimi I plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës po bënë një hap të rëndësishëm duke publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ky veprim tregon transparencë dhe respekt për qytetarët, duke u dhënë atyre mundësinë të njihen me kandidatët që synojnë t’i përfaqësojnë.
Kryetari i LDK-së ka treguar lidership të vërtetë, duke sjellë një risi në politikën kosovare. Një hap i tillë është një shembull i qartë se ndryshimi mund të fillojë me veprime konkrete, që fuqizojnë demokracinë dhe përfshirjen qytetare.
Ky veprim i LDK-së nuk është vetëm një angazhim për transparencë, por edhe një shpresë për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Një shembull që tregon se politika mund të jetë më afër njerëzve dhe më e drejtë.