Sporti

Lisandro Martinez humb sezonin pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Crystal Palace

02/03/2025 18:28
nga:Lorik J

Mbrojtësi argjentinas i Man United, Lisandro Martinez, raportohet se ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gju gjatë humbjes së së dielës në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Lëndimi i fundit i Martinez është një goditje e rëndësishme për United, i cili është mbështetur shumë në shërbimet e mbrojtësit këtë sezon.

Ai ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat dhe mungesa e tij do të ndihet thellë.

Martinez pritet të mungojë gjatë këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport