Showtime

Lirohet Stresi nga burgu, falënderon të gjithë për përkrahjen

01/13/2022 09:25
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, ndryshe për publikun i njohur si “Stresi”, ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu.

Ditën e djeshme ajo që u komentua shumë ishte një gjest të cilin reperi e kishte bërë në sallën e gjyqit, duke i ngritur dy gishtat lart dhe shfaqet i buzëqeshur, shkruan GazetaBlic.

Përmes një videoje, reperi i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë fansat e tij.

“Shihemi shumë shpejt, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë”, u shpreh Stresi./GazetaBlic/