Lajme

Lirohet kreu i Agimit të Artë në Greqi

05/02/2024 15:47
nga:Y I

Ish-lideri i grupit radikal Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos, i cili po shlyen një dënim shumëvjeçar me burg për drejtimin e një organizate kriminale do të lirohet.

Kështu ka vendosur të enjten një gjykatë në Greqi.

Mihaloliakos ishte dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg për drejtimin e një grupi nazist, të fshehur nën petkun e një partie politike.

Tani ai do të lirohet me kusht pasi trupa gjykuese pranoi peticionin e tij.

Pavarësisht rekomandimit të prokurorit të çështjes që të dënuarit t’i mohohej lirimi me kusht, bazuar në faktin se nuk ka treguar shenja pendese, gjyqtarët vendosën se atij i duhej dhënë përfitimi përtej dyshimeve.

Togat e zeza deklaruan se sugjerimi i prokurorit të çështjes nuk do të thotë se Mihaloliakos do t’i rikthehet aktiviteteve të tij nëse lirohet.

Vendimi i miratuar kërkon që ish-kreu i Agimit të Artë të qëndrojë në rajonin e Atikës, të paraqitet personalisht në komisariatin e policisë së zonës një herë në muaj dhe të mos afrohet me të dënuar të tjerë për çështje të ngjashme.