Lajme

Lirohen shtatë protestuesit e opozitës të arrestuar për bllokimin e rrugëve në Tiranë

12/26/2024 13:24
nga:G B

Gjykata e Tiranës liroi këtë të enjte shtatë protestuesit e opozitës të arrestuar për bllokimin e rrugëve duke caktuar për ta masën “detyrim paraqitje”.

Protestuesit akuzohen nga Policia e Tiranës për pengim të qarkullimit rrugor dhe kundërshtim të efektivëve të policisë, gjatë protestës së opozitës të hënën e 23 dhjetorit.

Ndalimi i protestuesve është kundërshtuar me forcë nga Partia Demokratike si organizatore e protestës.