Lajme

Lirohen aktivistët e grupit “Asnji cent më shumë”

3 ditë më parë
nga:Sh R

Janë liruar 12 aktivistët e grupit “Asnji cent më shumë”.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i këtij grupi, Auron Doli, për “Fol me Arin” në Radio Klan Kosova FM.

Ata u arrestuan pasi bllokuan zyrat e ZRrE-së në shenjë proteste për paralajmërimin e rritjes së tarifave të energjisë elektrike për 15 për qind.