Lajme

Lirohen 38 shtretër në spitalet e Kosovës, por gjendja vazhdon të jetë e rënduar

09/04/2021 13:25
nga:M K

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 4 shtator se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.171 pacientë, prej tyre 1.044 janë të konfirmuar me koronavirus.

Një ditë më parë ishin raportuar 1.209 pacientë. Pra, të shtunën 38 pacientë më pak po trajtohen në këto institucione shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten, më 3 shtator se janë regjistruar edhe 26 vdekje dhe 1.448 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit, 15 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 11 të gjinisë femërore.

Rastet e reja dolën pas testimit të 12.558 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të premten se sipas të dhënave të shtatëditëshit të fundit, duke mos përfshirë të dhënat e 3 shtatorit, mbi 93 për qind e personave me COVID-19, që po trajtohen në spitale, kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit.

Gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e koronavirusit, Vitia po ashtu tha se në shtatë ditët e kaluara, kanë vdekur 170 qytetarë.

“Gjatë kësaj jave, 170 persona kanë humbur jetën dhe nga numri total i të vdekurve, 149 kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.

Ai po ashtu bëri të ditur se në mesin e viktimave, vetëm për dy prej tyre nuk kanë të dhëna nëse kanë pasur sëmundje shoqëruese, ndërsa shumica e viktimave kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

“Vaksinimi nuk ka alternativë. Valë të reja mund dhe do të pasojnë pas kësaj pa vaksinim. Valë të reja janë të pashmangshme. Vetëm vaksinimi i parandalon këto valë”, tha Vitia.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e masave të reja para 13 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat e fundit të ndërmarra nga qeveria.

Deri më 3 shtator, në Kosovë janë vaksinuar 298.445 persona me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 882.718 doza.