Lajme

Lirimi i Tahirit, ambasadorja amerikane: Këto veprime do të kenë pasoja

06/02/2023 19:51
nga:Y I

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim e ka cilësuar si zhgënjyese lirimin nga burgu të ish ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Kim paralajmëroi se do të ketë pasoja për personat që ndihmojnë “miqtë e fuqishëm”.

Ambasadorja amerikane thotë se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona vijojnë të jenë ende prezente në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë të Shqipërisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA-ja e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi Kim në Twitter.