Lajme

Lirimi i policëve, reagon Hill – Vjen me thirrje për Kosovën e Serbinë

06/26/2023 21:59
nga:Genita C

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka përshëndetur sot lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës nga autoritetet serbe, që ishin rrëmbyer më 14 qershor.

Ai ka thënë se tani pret përpjekje shtesë për de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Ne e mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës aktuale”, tha Hill për KO.

I pyetur se çfarë pret më pas për krizën në veri të Kosovës, ambasadori amerikan bëri thirrje për zbatim urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të Kosovës dhe Serbisë në tryezën dialogut.