Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se për lirimin e Pantiqit ka dështuar i gjithë zinxhiri institucional, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë e është urgjente dhe me prioritet reformimi i qeverisë dhe gjyqësorit.
Abazi ka shtuar se qeveria e ka marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër, andaj duhet të sqarojnë se pse po i përdorin metodat e njëjta.
Postimi i tij i plotë:
Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat.
Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet .
Lëshimi i Pantic në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zingjirit institucional.
Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën.
Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër.
Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njejtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njejta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!


