Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar lidhur me lirimin e Nuredin Lushtakut, raporton Gazeta Blic.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka sqaruar se ajo nuk është konsultuar nga policia lidhur me këtë rast, pasi që kjo çështje nuk bie në kompetencë të saj, mirëpo e mbulon Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prishtinë, 3 korrik 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë të opinionit publik, reagon lidhur me shkrimin e publikuar në portalin “Paparaci”, me titull “Skandaloze, prokurorja Dulina Hamiti e liroi Nuredin Lushtaku”, pasi këto pretendime nuk qëndrojnë dhe janë tërësisht të pavërteta, sepse për incidentin i cili ka ndodhur mbrëmë, në Skenderaj, ku të lënduar kanë mbetur dy persona, prokurorja e apostrofuar në këtë artikull, nuk është konsultuar nga policia lidhur me këtë rast, pasi që kjo çështje nuk bie në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mirëpo e mbulon Prokuroria Themelore në Mitrovicë.


