Lajme

Lirimi i Ilir Abdullahut, reagon babai i Triumf Rizës: Skandaloze, nuk e di nga po na çojnë këto Gjykata kështu

10/16/2023 21:22
nga:Genita C

Babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza ka reaguar pas vendimit skandaloz që Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot për lirimin e Ilir Abdullahut, i dyshuari për vrasjen e Triumf Rizës.

Shefqet Riza në një prononcim për GazetaBlic tha se ky vendim është skandaloz.

“Vendimi është skandaloz, nuk e di nga po na çojnë këto Gjykata kështu”, tha shkurt Riza për GazetaBlic.

Kujtojmë se, në dokumentin që ka siguruar GazetaBlic, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza”,  njëqind mijë euro deponim në arkën e kësaj Gjykate.

“Liza” për 16 vite i është shmangur drejtësisë.

Që nga rasti tragjik, ai ka qenë në arrati, për t’u arrestuar më pas në korrik të këtij viti në Batllavë të Podujevës.

Rrahim Abdullahu, Ilir Abdullahu, Fitim Avdiun dhe Arben Berishën janë katër personat që dyshohet të kenë privuar nga jeta policin Triumf Riza më 30 gusht 2007 në Prishtinë. /GazetaBlic/

Vrasja e Triumf Rizës/ Gjykata me vendim skandaloz: “Liza” me 100.000 euro i shpëton paraburgimit