Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se një muaj më parë, në veri të Kosovës u arrestuan dy serb, Nanja Vlaskovic dhe Dalibor Spasic, që kishin sulmuar gazetarët shqiptarë, raportn Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të shtunën Sveçla sulmoi gazetarët shqiptar se ishin dorë e zgjatur e Vuçiqit, ndërsa sot janë liruar dy serbët që kishin sulmuar gazetarët.
Postimi i tij i plotë:
Para një muaji në veri të Kosovës u arrestuan dy serb, Nanja Vlaskovic dhe Dalibor Spasic, që kishin sulmuar gazetarët shqiptarë.
Këtë të shtunë ministri i brendshëm Sfeçla sulmoi gazetarët shqiptar se ishin dorë e zgjatur e Vuçiqit.
Sot, të dy serbët që sulmuan gazetarë shqiptar janë tanimë të liruar nga paraburgimi. Qytetarë të lirë…
Lirohet edhe një i dyshuar tjetër që u arrestua për sulmet në veri ndaj gazetarëve


