Lajme

“Lirimi i Dejan Pantiq ishte marrëveshje Kurti-Vuçiq”

12/28/2022 17:17
nga:N M

Analisti politik Petrit Zogaj ka komentuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovës, ku sipas tij lirimi i ish policit të Kosovës, Dejan Pantiq, sipas tij ishte bazuar në një marrëveshje të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se qeveria aktuale që dy javë e ka fajësuar KFOR por mos largimin e barrikadave, ndërkohë që sipas tij Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti po e fajësojnë një gjykatës për vendimin e tij për ish policin Dejan Pantiq.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Prej kohesh i fajesojne pushtetet paraprake qe s’kane vepru ne veri. Thojne qe ceshtja e veriut do te zgjidhej me lehte me heret, nga pushtetet e kaluara sesa tash nga ta.
Qe dy jave e fajesuan KFOR-in qe s’po i largon barrikadat.
Sot po e fajesojne nje gjykates per lirimin e te akuzuarve per tentim-vrasje, nderkohe qe s’po e thojne qe kjo ishte nje marreveshje ne mes Kurtit dhe Vuciq per me dale nga situata.
E vetmja aftesi e tyre eshte mashtrimi.

BE dhe SHBA i quan paqësore protestat e serbëve me barrikada: Kosova na siguroi se s’ka listë për arrestimin e tyre