Lirim Zendeli ishte piloti i vetëm shqiptar që po shkonte në rrugën drejt Formula 1.
Fatkeqësisht shqiptari duhej të tërhiqej nga gara e Formula 2 sepse shpenzimet ishin marramëndëse.
Lirim Zenedeli ka filluar si fëmijë që të merret me këtë sport, duke startuar nga garat me GoKarts në Gjermani ku edhe jeton.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Zendeli thekson se si startoi të merret me gara si 10 vjeçar.
“Çdo pilot fillon me GoKart në moshën 5-6 vjeçare, unë fillova më vonë si 10-11 vjeçar, kemi bë gara të ndryshme në kampionatin gjerman dhe në kampionat botëror, ku kisha shumë suksese. Më pas fillova në Formula4, ku kam fituar kampionatin dhe më pas në Formula 3”, tha fillimisht Lirim Zendeli.
Zendeli dihet se ka probleme financiare për të garuar në Formula2, por thotë se punon në këtë drejtim dhe motivimi që po ia japin shqiptarët po e shtyejnë edhe më shumë qëllimit.
“Unë jam dukur punuar për Formula2, për këtë edhe kam ardhur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, sidomos tani në Maqedoni kam disa kontakte që mund të më ndihmojnë edhe normalisht se jemi duke u mundu mu kthy në Formula2. Kam mbështetje të madhe nga të gjithë shqiptarët. Për momentin nuk afrohemi tek qëllimi financiar, por mbështetja është morale dhe ende s’kemi financiare”, shpjegoi ai.
Piloti potencon se në të ardhmen e sheh veten në Formula1 nëse ka mbështetje të madhe financiare.
“Normalisht se veten e shoh në Formula1 me mbështetjen e duhur, është shumë lartë – por duhet të garojë në Formula2 me ekip më të mirë që edhe kushton më shumë, por aty e ke të siguruar që vijnë rezultatet”, zbulon Zendeli.
Në fund, ai ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptar që merren me këtë sport.
“Mendojeni mirë në qoftëse e keni pasion, luftoni për të, puno në atë drejtim, në qoftëse e do vetëm për hobi nuk do të keni suksese, duhet të jepni gjithçka nga vetja për të arritur suksese”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


