Lajme

Lirim Mehmetaj denoncon skandalin- Kompanitë e naftës nga Kosova marrin nga kompanitë e Shqipërisë ujë dhe e regjistrojnë si derivate!

06/11/2025 22:40
nga:Y I

Gazetari, Lirim Mehmetaj, në rrjetin e tij social Facebook ka denoncuar një skandal të kontrabandës së naftës.

Mehmetaj duke iu referuar edhe një video që kishte qarkulluar më herët, ku makinat po bllokoheshin pasi në vend të derivateve ishin mbushur me ujë, tha se kompanitë e naftës nga Kosova marrin nga kompanitë e Shqipërisë ujë dhe e regjistrojnë si derivate.

“Tash po del që në një skenë mega-kriminale ndër kufitare, kompanitë e naftës nga Kosova marrin nga kompanitë e Shqipërisë ujë dhe e regjistrojnë si derivate.
I importojnë, i fusin nëpër Doganë të Kosovës. Kompania në Shqipëri fiton, sepse derivatet që nuk i nxjerr jashtë, i shet ilegalisht në Shqipëri meqë zyrtarisht ato kinse kanë ardhur në Kosovë. Kompania në Kosovë fiton, sepse faturat që kurrë s’i ka paguar që kinse ka blerë naftë, ua lëshon kompanive të ndërtimit në Kosovë” sqaron gazetari Mehmetaj.

Ai në reagimin e tij thotë se ” Gjithë këtë operacion ultra kriminal e ka mundësuar qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, meqë përmes një marrëveshje me Doganën e Kosovës e kishte kaluar kontrollin e derivateve nga inspektorët nëpër pompa, te dogana direkt’.

Mehmetaj sqaron se meqë të njëjtit, Qeveria, e kontrollojnë edhe vetë Doganën ujin e lëshojnë kinse si naftë e benzinë e më pas nëpër pompa s’ka inspektor fare për t’a kontrolluar.

Reagimi i plotë i gazetarit Lirim Mehmetaj:

ALARM: Ujë në vend të naftës – kontrabanda e radhës me Amin të Qeverisë…

Para një kohe, patën dalë disa video që dokumentonin se si në një pompë të kompanisë EX-FIS, makinat po bllokonin pasi mbusheshin aty, meqë siç shihet ato në vend të derivateve ishin mbushur me ujë.

Çfarë ka ndodhur?

Tash po del që në një skenë mega-kriminale ndër kufitare, kompanitë e naftës nga Kosova marrin nga kompanitë e Shqipërisë ujë dhe e regjistrojnë si derivate.

I importojnë, i fusin nëpër Doganë të Kosovës.

Kompania në Shqipëri fiton, sepse derivatet që nuk i nxjerr jashtë, i shet ilegalisht në Shqipëri meqë zyrtarisht ato kinse kanë ardhur në Kosovë.
Kompania në Kosovë fiton, sepse faturat që kurrë s’i ka paguar që kinse ka blerë naftë, ua lëshon kompanive të ndërtimit në Kosovë.

Kurse në vend të parave të kinse shitjes që e bën në Kosovë, i futë paratë e ndyta të vetat dhe i shpërlan ato nga tregu i zi në konto të vet.

Rasti në Ex-Fis kishte ndodhur meqë siç shihet në këtë rast pompa kishte harruar ta derdh ujin e “blerë nga Shqipëria” dhe i kishte mbushur makinat me të.

Gjithë këtë operacion ultra kriminal e ka mundësuar qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, meqë përmes një marrëveshje me Doganën e Kosovës e kishte kaluar kontrollin e derivateve nga inspektorët nëpër pompa, te dogana direkt.

Meqë e kontrollojnë edhe vetë Doganën, ata ujin e lëshojnë kinse si naftë e benzinë, e më pas nëpër pompa s’ka inspektor fare për të kontrolluar.
Kështu krimi kalon pa filtra nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Në ndërkohë, militanti i shkretë që vuan për bukën e gojës, gjithë koncentrimin e ka për t’u futur në Facebook e sharë ndonjë gazetarë që i tregon se si po e mashtron Albin Benzina.

Më poshtë e keni marrëveshjen Ministri Doganë dhe një video kur qytetarit i mbushet makina ujë: