Ermal Nuza shihet si një nga talentët e ri të futbollit vendor.
Ai luan në pozicionin e mbrojtësit dhe ka pasur paraqitje mjaft të mira në ekipin e juniorëve, tek skuadra e Flamurtarit, ku aktivizohet rregullisht dhe është kapiten, ndërsa grumbullohet edhe me ekipin e parë. përcjell GazetaBlic Sport.
Liridon Leci, trajneri i Flamurtarit, ka thurur elozhe për mbrojtësin e talentuar, Ermal Nuza në paraqitjen e tij të fundit televizive.
“Nuza është lojtar perspektiv, është një lojtar që shumica e lojtarëve s’e kanë çka ka Nuza, ka karakter jashtëzakonisht të hatashëm, që mua më pëlqen”, tha Leci në RTV Dukagjini.
Kujtojmë se kjo deklaratë është mjaft motivuese për futbollistin në fjalë, pasi Leci njihet si një nga mbrojtësit më të dalluar të viteve të fundit në futbollin vendor.
/GazetaBlic Sport