Kombëtarja e Kosovës pësoi humbjen e radhës në Ligën e Kombeve, pasi të shtunën u mposht nga Irlanda e Veriut në Belfast me rezultatin 1-2.
Pavarësisht se ishim duke fituar me golin e Muriqit, Irlanda e Veriut përmbysi rezultatin me dy gola të shpejtë në fundin e ballafaqimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Liridon Leci, ish futbollist kosovar tashmë analist ka theksuar se Fidan Aliti, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës është pika më e dobët e “Dardanëve” në vitet e fundit.
“Fidan Aliti është pika më e dobët e kombëtaren në 4-5 vitet e fundit, nuk është qendër-mbrojtës tipik”, tha Liridon Leci në emisionin “Kampionët”.
Kujtojmë se nesër Kosova takohet me Qipron me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport