Skuadra e Lirisë tani po shikon mundësitë për trajnerin e tyre të ri, pas largimit të Klodian Duros.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Liridon Leci është emri më i nxehtë dhe kandidati në ‘pole position’ për t’u bërë trajner i klubit të madh kosovar.
Liria ndodhet në vendin e 10’të në tabelë me 12 pikë, pas 8 xhirove në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Leci dhe Liria janë në bisedime, teksa marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë…
/GazetaBlic Sport


