Sporti

Liridon Leci kritikon Dritën: Nuk jeni për titull kur mbroheni ndaj Malishevës e Dukagjinit!

04/16/2023 22:06
nga:Lorik J

Ish futbollisti i njohur, Liridon Leci ka kritikuar skuadrën e Dritës.

Sipas Liridon Lecit, problemi kryesor tek Drita është loja që po e aplikojnë këtë sezon, pasi nuk mund të mbrohesh me skuadra mesatare dhe më pas të synosh titullin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Te Drita problem është ende loja. Po atë lojë me Ardian Nuhiu po e luajnë edhe tash. Shkon mu mbrojtë Malishevën, Ferizajin e Dukagjinin, ky ekip nuk është për titull”, tha Leci në emisionin VAR.

Kujtojmë se Drita sot barazoi pa gola me ekipin e Dukagjinit dhe humbi vendin e parë.

/GazetaBlic Sport