Sporti

Liridon Leci: Drita e meriton ta kalojë këtë raund, “Intelektualët” të lindur për spektakël në ndeshje të tilla

08/02/2023 13:49
nga:L J

Liridon Leci, ish futbollisti i njohur kosovar, tashmë trajner, potencon se Drita do ta ketë vështirë nesër ndaj Viktoria Plzen – megjithatë shpreson që të kenë fat dhe të kalojnë këtë kundërshtar cilësor.

Drita dhe Viktoria Plzen takohen nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Në ndeshjen e parë ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0.

Leci beson se Drita ka eksperiencë në Europë dhe mund ta kalojë, por do jetë shumë e vështirë.

“Ndeshje mjaft e vështirë për Dritën, pavarësisht që Drita mori një rezultat shumë të kënaqshëm si mysafir. Mos të harrojmë se Drita në atë ndeshje kishte dhe fatin me vete. Shpresojë që edhe këtë ndeshje të ketë shumë fat dhe ta kalojë këtë kundërshtar të vështirë, sepse vërtetë e meriton ta kalojë këtë ndeshje, duke parë që Drita qe sa vite është duke luajtur në Europë dhe tashmë ka një eksperiencë në këto gara”, tha fillimisht Liridon Leci për ‘GazetaBlic Sport’.

“Nuk diskutohet që do të jetë një festë në tribuna, pavarësisht se çka ndodhë në fushë, sepse ‘Intelektualët’ janë të lindur për këso ndeshje dhe për spektakël në tribuna. Urojë që lojtarët të frymzohen shumë nga tifozët dhe ta jepin atomin e fundit në mënyrë që të arrijnë një kualifikim me shumë vlerë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport