Liridon Fetahaj me shumë gjasë do të jetë futbollist i ri i Malishevës.
Burime të afërta të ‘GazetaBlic Sport’ kanë mësuar se palët janë shumë afër të një marrëveshje dhe mbeten vetëm disa detaje për t’u finalizuar.
Fetahaj ka qenë i mrekullueshëm me paraqitjet e tij, duke qenë një nga pikat kryesore të skuadrës së Lirisë në edicionin që shkoi.
Firma ende nuk është vendosur në letër, por gjithçka pritet të përfundohet shpejtë, gjithmonë nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit.
Kujtojmë që ka pasur interesim dhe ka ende nga disa skuadra për shërbimet e futbollistit nga Prizreni, megjithatë Malisheva ka përparuar shumë në këtë drejtim.



