Sporti

Liridon Fetahaj: E respektojmë Ulpianën, do të luftojmë deri në fund për të arritur synimin tonë

05/22/2023 17:12
nga:E K

Sezoni 2022/23 i Ligës së Parë të Kosovës ka përfunduar dhe ekipet kanë kuptuar fatin e tyre për edicionin e ardhshëm.

Fushë Kosova dhe Feronikeli 74 janë dy skuadrat që kanë siguruar promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Ulpiana dhe Liria do të luftojnë në barazh për një mundësi për t’u promovuar në ligën elitare të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Lirisë, Liridon Fetahaj ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ për të përshkruar sezonin e Lirisë dhe për ndeshjet tejet të rëndësishme të klubit ndaj Ulpianës.

“Jam i kënaqur pasi kemi mundur shumë me keq të përfundojmë duke i ditur rethanat si kanë shkuar ndeshjet mirëpo falë kryesisë së klubit që na kanë ndenjur afër , trajnerave e bashkëlojtarëve mendoj se kemi bërë një sezon të mirë.

Fillimish e kemi Ulpianën që është një ekip shumë i mirë me lojtarë që kanë pervojë në Superligë ne e respektojmë Ulpianën ku do te përpiqemi ta fitojmë e pastaj nëse e kemi Ferizajin atëherë do te luftojm deri në 120 minuta po qe nevoja pasi dihet qe Ferizaji ka super ekip”, përfundoi Fetahaj për ‘GazetaBlic Sport’.