Sporti

Liridon Balaj: Sonte do të shkojë në stadium për ta përkrahur Kosovën – mund të befasojmë Zvicrën

03/29/2022 13:33
nga:L J

Liridon Balaj, futbollisti kosovar i ekipit, FC Aarau në Superligën e Zvicrës mendon që kombëtarja e Kosovës mund ta befasojë Zvicrën në ndeshjen e sotme miqësore.

Kosova dhe Zvicra takohen sonte me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund të Zurichut, shkruan GazetaBlic Sport.

Balaj, ish futbollist i kombëtares së Kosovës U21, aktualisht jeton në Zvicër – ku edhe luan tek ekipi Aarau e sheh ballafaqimin e sotëm si vëllazëror – shkaku i lidhjeve që dy shtetet kanë.

“Po këtë ndeshje më shumë e shoh si vëllazërore duke e ditur se sa shumë lidhje kemi me shtetin e Zvicrës – poashtu ka edhe shumë lojtar të të dyja kombëtareve që karrieren e kanë filluar në Zvicër dhe disa ende luajnë në këtë ligë”, tha Liridon Balaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Sulmuesi 22 vjeçar shtoi se sonte do të jetë prezent në stadium dhe do ta përkrah kombëtaren e Kosovës.

“Po unë me gjithë zemer do të jem në stadium dhe do ta përkrahi kombëtaren e Kosovës, mendoj se kemi ekip shumë të mirë dhe mund t’i befasojmë”, përfundoi Balaj.

/GazetaBlic Sport/