Sporti

Liria shumë afër transferimit të mesfushorit të Elbasanit

07/21/2024 20:04
nga:L J

Skuadra e Lirisë ka filluar të mobilizohet në merkato.

Fillimisht, ekipi nga Prizreni mori trajnerin e njohur kosovar, Granit Begolli, e tashmë ka nisur edhe me transferimet e para.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Abaz Karakaqi do jetë lojtari i ri i Lirisë.

Klubi dhe futbollisti janë shumë afër marrëveshjes dhe ai pritet që në vijim t’i bashkohet stërvitjeve të ekipit prizrenas.

Edicionin e fundit, Karakaqi ishte pjesë e Elbasanit, teksa në karrierën e tij, mesfushori ka luajtur për disa skuadra të njohura në Shqipëri.

/GazetaBlic Sport