Liria e ka prazantuar transferimin e parë të janarit.
Skuadra prizrenase e ka zyrtarizuar mbrojtësin Gentrit Bislimi.
Bislimi ditë më parë njoftoi largimin nga skuadra e Vëllaznimit, me të cilën luajti për dy vitet e fundit.
”Me kënaqësi të madhe njoftojmë bashkimin e Gentrit Bislimit me ekipin tonë! Lojtari ynë i ri, që mban numrin 33, është një mbrojtës i përkushtuar dhe i vendosur, i cili premton të sjellë forcë dhe stabilitet në repartin tonë të mbrojtjes.
Gentriti është i njohur për disiplinën e tij në fushë, aftësitë e shkëlqyera mbrojtëse dhe përkushtimin për ekipin. Me energjinë dhe vendosmërinë e tij, jemi të bindur që do të jetë një shtyllë e fortë në radhët tona.
I urojmë Gentritit shumë suksese, paraqitje të shkëlqyera dhe një sezon plot arritje me ekipin tonë. Le të punojmë së bashku për objektivat tona!”, thuhet në njoftimin e Lirisë.