Sporti

Liria prezanton tetë futbollistë brenda pak orësh

02/02/2024 18:59
nga:E K

Pavarësisht se po kalon kohë të vështira, veçanërisht bazuar në stinorin vjeshtor, KF Liria vetëm deri tash në ditën e sotme ka prezantuar tetë futbollistë.

Madje, prezantimi i tyre është bërë brenda pak orësh – teksa duhet kujtuar që prizrenasit së fundmi kanë mbetur edhe pa trajner, pas largimit të Mirsad Jonuzit.

Gjithsesi, edhe pse ende pa trajner, kjo nuk i ka penguar “bardhezinjtë” që të përforcojnë skuadrën.

Xhelal Terziqi, Arbër Basha, Valmir Berisha, Roni Gashi, Fluturim Domi, Aldi Gjumsi, Steve Schmidhausle dhe Enis Gavazaj janë futbollistët që do të jenë pjesë e Lirisë në stinorin pranveror.

Nuk dihet nëse do të ketë edhe futbollistë tjerë që në vazhdim do të prezantohet te klubi nga Prizreni.

Kujtojmë se Liria renditet e fundit në tabelën e Superligës së Kosovës me vetëm 9 pikë të grumbulluara, me bilanc prej 11 humbjeve, gjashtë barazimeve dhe vetëm një fitoreje.