Sporti

Liria prezanton në mënyrë unike transferimin e Muhamed Useinit

01/06/2026 15:19
nga:Mergim Rreci

Muhamed Useini është lojtar i ri i skuadrës së Lirisë.

Mesfushori me karrierë të pasur dhe përvojë të madhe është transferuar tek prizrenasit pas largimit nga Llapi, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjatë karrierës ka luajtur për disa klube të njohura si Shkëndija, Renova, Gjilani dhe FC Prishtina, kurse ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transferim.

/GazetaBlic Sport/