Sporti

Liria mposht Vushtrrinë në ndeshjen miqësore në Durrës

01/31/2022 22:32
nga:E K

Liria ka mposhtur Vushtrrinë në ndeshje miqësore.

Ndeshja miqësore mes dy skuadrave kosovare e cila u zhvillua në Durrës përfundoi me fitoren minimale të Lirisë me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi lojtari, Nedim Hasani.

Skuadrat kosovare po zhvillojnë miqësore para fillimit të gjysmësezonit të dytë në Kosovë.

/GazetaBlic Sport/