Lajme

“Liria ka Emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, më 16 shtator pret vendimin për çlirimtarët

09/14/2026 18:13
nga:L J

“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se nga data 15 shtator, kjo platformë do të zhvendos aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”.

Më 16 shtator, platforma pret vendimin përfundimtar për çlirimtarët dhe siç thuhet në njoftim, shpreh shpresën për një ditë feste për Kosovën.

“Liria ka Emër” ka falënderuar të gjitha mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rrugëtimin gjashtëvjeçar të platformës “Liria ka emër”.