Lajme

‘‘Liria ka Emër’’ nesër mban konferencë për media, e fundit para protestës së 17 shkurtit

02/13/2026 20:35
nga:Sh R

Përfaqësuesit e platformës ‘’Liria ka Emër’’ Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, nesër do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 14:00, në Hotel Prishtina.

‘’Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë nesër (e shtunë, 14 shkurt) konferencën e fundit për media’’, thuhet në njoftim,

Ndryshe, Liria ka Emër, ka organizuar Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”,  cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.