Sporti

Liria interesohet për super futbollistin e Ballkanit

06/04/2023 20:46
nga:E K

Skuadra e Lirisë ka siguruar sot inkuadrimin në Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur Ferizajn në barazh pas ekzekutimit të penalltive (0:3).

Liria rikthehet në Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungesë.

Liria tashmë duhet të përforcojë ekipin që të paraqitet sa më mirë në Superligë vitin tjetër.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se FC Liria ka shprehur interesim për lojtarin e Ballkanit, Albin Kapra.

Futbollistit të Ballkanit, Albin Kapra i skadon kontrata me 30 qershor dhe mbetet futbollist i lirë.

Gjasat që ai të transferohet tek Liria janë mjaft të mëdha.