Skuadra e Lirisë ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve.
Liria ka luajtur ndaj FC Prizrenit, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra e Granit Begollit ka fituar bindshëm në këtë duel, me rezultatin 7:3.
Në këtë ballafaqim ka debutuar edhe transferimi më i ri i Lirisë, Altin Aliu.
Aliu ka shënuar hat-trick në këtë ballafaqim.
Vlen të theksohet se skuadra e Lirisë po vazhdon përgatitje intensive para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë.
Të dielën, Liria do të luajë ndaj FC Vjosës, poashtu në kuadër të ballafaqimeve miqësore.
/GazetaBlic Sport/


