Sporti

Liria fiton barazhin ndaj Ulpianës, vetëm një ndeshje larg Superligës

05/27/2023 17:02
nga:Mergim Rreci

Liria e ka fituar ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë.

Skuadra nga Prizreni ka triumfuar me rezultat 3 me 1 ndaj Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo skuadër është tashmë vetëm një ndeshje larg ngjitjes në Superligën e Kosovës, atje ku në barazh do të përballet me njërën nga dy ekipet e nivelit elitar, Trepçën 89 ose Ferizajn.

/GazetaBlic Sport/