Sporti

Liria e pafat, Yll Hoxha lëshon një goditje të jashtëzakonshme nga distanca

05/29/2026 16:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e barazhit.

Dinamo dhe Liria po përballen në Klinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, me të dy skuadrat që po tregohen shumë të kujdesshme.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Liria, ku në minutën e 43-të, mbrojtësi Yll Hoxha, lëshoi një goditje të jashtëzakonshme, e cila u prek pak nga portieri i Dinamos e më pas përfundoi në shtyllë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/