Lajme

Lirak Çelaj: Është dashur një kryetar formal…me Kadri Veselin si i pari i partisë!

07/03/2021 18:03
nga:M K

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Lirak Çelaj, sot e bojkoi votimin për kryetar të ri të partisë.

LAJMI I FUNDIT: Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së bojkoton votimin për kryetarë të partisë

Kjo pasi, sipas tij, ajo pozitë do të duhej t’i mbetej Kadri Veselit, ndërsa me koordinim të gjendet një kryetar alternativ, që do t’i kryente përgjegjësitë e të parit të partisë, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Çelaj tha gjithashtu se ky nuk ishte momenti i duhur për organizimin e konventës, porse e njëjta do të duhej të mbahej menjëherë pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Gjithashtu, ai konfirmoi se tani për tani nuk ka ndonjë vendim tjetër, por që do të vazhdojë të mbetet pjesë e strukturave të PDK-së.

“Na është dashtë me ruajt formalisht pozitën e tij, me gjetë një alternativë, me i delegu punët, por me kryetar formal. Gjithashtu, unë mendoj se nuk ka qenë momenti i duhur, është dashur që të ndodhë pas 14 Shkurtit menjëherë dhe jo tash.

Sa i përket asaj nëse ka pasur koordinim për të shkuar me vetëm një kandidat nuk e di, nuk dua të spekuloj për diçka që s’kam informatë nuk dua me spekulu. Unë aktualisht jam pjesë e strukturave të PDK-së dhe nuk kam marrë ndonjë vendim tjetër momentalisht”, përfundoi Çelaj për GazetaBlic.

PDK-ja me deklaratë 23 pikëshe pas zgjedhjes së kryetarit të ri

/GazetaBlic/