Liqeni mes tri shteteve të fuqishme, Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, por që nuk i takon zyrtarisht asnjërit shtet.
Është liqeni Kostanca, që nuk i përket zyrtarisht askujt, shkruan albinfo.ch.
I pozicionuar mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, në të vërtetë kufijtë e çdo vendi shkojnë deri te brigjet e liqenit dhe kurrë nuk është vendosur një traktat ndarjeje.
Zvicerianët pohojnë se kufijtë e ndajnë liqenin në tri pjesë, austriakët e konsiderojnë si pjesë të përbashkët dhe gjermanët nuk kanë asnjë lloj qëndrimi zyrtar.
Sidoqoftë, ky liqen gjendet mes tri shteteve të fuqishme, por që nuk i takon zyrtarisht asnjërit shtet.