Marcello Lippi ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Gazzetta Dello Sport’, ku ka folur në veçanti për kampionatin evropian, EURO2020.
Ish-trajneri gjithashtu u ndal për të biseduar për yjet që do të jenë në qendër të vëmendjes në kampionatin evropian, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është e pashmangshme të mos fillosh me Mbappe. Në luftën për trashëgiminë e Messit dhe Ronaldos ai është në rreshtin e parë. Por më pëlqen shumë edhe lojtarët e rinj që kanë mbërritur në finalet evropiane: Foden, Sterling, Mount dhe Havertz”, tha fillimisht Lippi.
“De Bruyne? Lojtari i vërtetë i gjithanshëm. Ai nuk është një playmaker apo sulmues, kaq. Me të dhe Lukakun, Belgjika ka dy të shkëlqyeshëm në ekip”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


