Me 29 nëntor është goditur nga një shpërthim i fuqishëm i eksplozivit tek kanali i Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut.
E,Lorik Lipoveci – Njohës i emergjencave civile ka thënë se ky shpërthim i ka të gjitha elementet e nevojshme për të emërtuar si “akt terrorist” dhe është sulmi më i madh i shkaktuar deri më tani.
Lipoveci në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini u shpreh se në parim infrastruktura kritike në Kosovë dhe në tërësinë e saj është konfidenciale.
“Ky është një akt terrorist. Sulm i madh dhe i ka të gjitha elementet e aktit terrorist. Ata që planifikojnë këto sulme zakonisht janë me paramendim dhe direkt për shkaktimin e dëmeve të mëdha në infrastrukturën e një vendi. Infrastruktura kritike e një vendi si tërësi e ligjeve dhe të tjera që përfshijnë fushën e emergjencave civile, e në veçanti ky ligj është miratuar në vitin 2018. Infrastruktura kritike e në tërësinë e saj është konfidenciale.
“Situata gjeo-politike i ka ngritur në vëmendje të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare këtë drejtim. Ministri i MPB-së është ai i cili menaxhon dhe kordinon me infrastrukturë kritike dhe me emergjenca civile në Kosovë”, theksoi Lipoveci.