Lajme

Lipjanasit i djegin eskavatorin me të cilin punonte në pyll

05/06/2021 09:08
nga:Y I

Një qytetar nga Lipjani ka njoftuar Policinë se gjatë natës, persona të panjohur, i kanë djegur eskavatorin me të cilin punonte në pyll, raporton Gazeta Blic.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Fsh. Shalë, Lipjan 05.05.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në pyll ku ka punuar me eskavator, gjatë natës persona të panjohur i kanë djegur ekskavatorin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.