Lajme

Lipjan: Kanoset një person përmes Facebook-ut, arrestohet i dyshuari

02/04/2025 08:38
nga:N K

Një person në Lipjan ka kanosur një burrë përmes rrjetit social “Facebook”, shkruan GazetaBlic.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është  dërguar  në mbajtje.

“Lipjan / 03.02.2025 – 21:47.   I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social facebook  ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është  dërguar  në mbajtje”, thuhet në raport.