Lajme

Lipjan: Gjendet një 70-vjeçar pa shenja jete në rrugë, policia nis hetimet

03/03/2024 22:47
nga:Sh R

Një person është gjetur i vdekur sot në Sllovi të Lipjanit, rreth orës 17:00.

Rastin për Gazeta Blic, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ku ka thënë se viktima është një burrë i moshës 70-vjeçare.

Hoxha thotë se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia është duke i vazhduar hetimet rreth rastit, i cili po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka thënë Hoxha.