Lajme

Lipjan: E shkel me motoçikletë policin, arrestohet

06/29/2022 09:31
nga:G B

Është arrestuar një person i cili dyshohet se me motoçikletë e ka goditur një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur në Lipjan të martën rreth orës 11:35.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Sulm ndaj personave zyrtarë”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

· Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 28.06.2022 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.