Sporti

Lionel Messi realizoi mbrëmë eurogol në Amerikë

05/30/2024 08:03
nga:Lorik J

Kur ekipi ka shumë nevojë për të, ai shënon.

Kur skuadra e Inter Miamit ishte duke humbur 2-0 kundër Atlanta United, Leo Messi u shfaq dhe realizoi një gol të bukur nga jashtë zona, përcjell GazetaBlic Sport.

Një gol pothuajse identik me atë kundër Meksikës në Kupën e Botës 2022. Mënyra se si e gjuajti atë top, mënyra se si shkoi drejt portës e bënë golin kaq të ngjashëm me këtë goditje ikonë që shpëtoi ëndrrën e Argjentinës

Messi tani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 13 paraqitje për Inter Miami këtë sezon.

Ja goli i tij mbrëmë: