Sporti

Lionel Messi ka një koment për ndeshjet e Cristiano Ronaldos në Manchester United

11/23/2021 09:51
nga:Lorik J

Lionel Messi thotë se Cristiano Ronaldo është përshtatur në mënyrë të mirë në rikthimin e tij në Manchester United  dhe beson se rivaliteti i tij me sulmuesin do të mbetet si një kujtim i bukur në historinë e futbollit.

Ronaldo ka shënuar nëntë herë për Djajtë e Kuq këtë sezon, por forma e tij e jashtëzakonshme para portës nuk mundi ta shpëtonte Ole Gunnar Solskjaer nga shkarkimi, me klubin që humbi gjashtë nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përcjell GazetaBlic Sport.

I pyetur se si e komenton fillimin e Ronaldos, Messi tha për Marca: “United është një ekip shumë i fortë me lojtarë të mëdhenj. Cristiano tashmë e njihte klubin, por është në një fazë tjetër dhe tani ai është përshtatur në një mënyrë mbresëlënëse”, tha fillimisht Messi.

“Që nga fillimi ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk ka pasur probleme me përshtatjen. Pas dhjetorit ndryshon shumë dhe gjithçka mund të ndodhë”.

“Rivaliteti im me të është diçka shumë e bukur, që do të mbetet në historinë e futbollit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport