Kupa e Botës 2022

Lionel Messi: Ishim të bindur se do të fitonim

12/01/2022 08:38
nga:E K

Argjentina ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës pas fitores bindëse ndaj Polonisë me rezultat 2-0.

Pas fitores ndaj polakëve Lionel Messi foli për mediat, ku u deklarua edhe për penalltinë e humbur nga ai, shkruan GazetaBlic Sport.

“Skuadra mori forcë pas penalltisë së humbur. Ishim të bindur se do të fitonim, ishte thjesht çështje kohe përpara zhbllokimit të lojës. Ndeshja shkoi ashtu siç donim ne. Përsa i përket 1/16-ve, e dimë se do të jetë shumë e vështirë, por ndërkohë kemi bërë një hap tjetër”, tha Messi.

/GazetaBlic Sport/