Sporti

LINKU ku mund ta shikoni meçin mes Robin Krasniqit dhe Jorge Silva

05/04/2024 22:27
nga:Mergim Rreci

Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të përballen sonte.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë gjysmë të rëndë, transmeton GazetaBlic Sport.

Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde. Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.

Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Meçin e tij mund ta shikoni këtu: