Sporti

Lingard nuk ka marrëveshje të kryer me West Ham, mund të transferohet në MLS

07/06/2022 23:45
nga:Mergim Rreci

Jesse Lingard do të udhëtojë në SHBA për të zhvilluar diskutime me shumë klube të MLS-së rreth mundësisë së transferimit atje.

Ish-mesfushori i Manchester United është një agjent i lirë dhe ka tërhequr interes nga West Ham dhe Everton, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai është gjithashtu subjekt i interesit nga klubet e MLS, me futbollistin që poashtu është gati për një aventurë të tillë.