Futbollisti anglez i Manchester United, Jesse Lingard, ka ngjallur interesimin e skuadrës së Evertonit.
Lingard i cili kaloi një formë fantastike në huazim te ëest Ham dhe po vazhdon paraqitjet e mira në Old Trafford ka ngjallur interesimin e shumë klubeve evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.
Anglezi pritet të largohet nga United në fund të këtij sezoni pasi kontrata e tij përfundon me “Djajtë e Kuq” në qershor.
Sipas mediumit “Football Insider”, Evertoni do të mundohet ta arrijë marrëveshjen me lojtarin qysh në janar, dhe të nënshkruajë me të si lojtar i lirë verën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


