Sporti

Lingard kishte menduar të tërhiqej nga futbolli sa ishte pjesë e Manchester United

04/22/2021 19:32
nga:Lorik J

Sulmuesi i West Ham United, Lingard ka deklaruar se kishte menduar të tërhiqej nga futbolli përshkak të problemeve familjare që ndikuan psiqikisht te ai.

Jesse Lingard këtë sezon është duke shkëlqyer te skuadra londineze, West Ham United, duke realizuar 9 gola dhe asistuar 3 të tjerë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë anglezi kishte menduar të largohej për një kohë nga futbolli pasi po kalonte probleme personale sa ishte pjesë e Manchester Unitedit.

“Ndihesha sikur nuk isha ‘Jesse Lingard’, ndihesha sikur ndeshjet po më kalonin dhe unë nuk po bëja asgjë, nuk doja të isha aty”, ka deklaruar Lingard.

/GazetaBlic Sport

/GazetaBlic Sport/